Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Nga dhuna e fundit - tre të vrarë


Pamje nga demonstratat e mbështetësve të Morsit në Kajro më 19 Korrik 2013

Pamje nga demonstratat e mbështetësve të Morsit në Kajro më 19 Korrik 2013

Tre njerëz janë vrarë nga përleshjet e kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, në Egjipt.

Dy femra dhe një djalë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, në përleshjet mbrëmë vonë në vendbanimin Nile Deltar të rajonit Mansoura.

Dhuna ndodhi pasi mijëra njerëz kanë demonastruar në qytetet në gjithë Egjiptin, duke kërkuar kthimin e liderit islamik Morsi në presidencë.

Sot herët në mëngjes, helikopterët e ushtrisë janë parë duke hedhur flamujt të Egjiptit në kundërshtarët e Morsit, që ishin tubuar në Sheshin Tahrir në kryeqytetin Kajro.

Morsi po mbahet në një lokacioin të panjohur nga ushtria, ndërsa shumë liderë të Vëllazërisë Myslimane, poashtu, janë arrstuar gjatë ditëve të fundit. Kjo ka çuar në frikë për goditje të gjërë kundër kësaj lëvizjeje.

Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, ka kërkuar nga qeveria e Egjiptit që të shpjegoj se cilat janë bazat juridike për arrestime dhe të tregoj se kur eventualisht mund të mbahen proceset gjyqësore.
XS
SM
MD
LG