Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai e nënshkroi ligjin e ri për zgjedhje


Hamid Karzai
Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka nënshkruar edhe ligjin e dytë të ri për zgjedhje, i cili synon qartësimin e legjislacionit, në mënyrë që të mos ketë kundërthënie në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm.

Sot Karzai e ka nënshkruar legjislacionin, që e definon kronizën juridike për këto zgjedhje.

Më herët këtë javë, ai e kishte nënshkruar ligjin me të cilin garantohet më tepër pavarësi dhe autoritet për komisionin zgjedhor dhe atë monitorues.

Partnerët ndërkombëtarë të Afganistanit i kanë bërë presion qeverisë afgane për t’i miratuar këto ligje, me të cilat sigurohet tranzicion i qetë nga zgjedhjet e Prillit të vitit 2014.

Karzai do të tërhiqet nga posti i presidentit, pasi e ka kryer edhe mandatin e tij të dytë, që nga aspekti kushtetues, është edhe i fundit.
XS
SM
MD
LG