Ndërlidhjet

Pakistan: Grave u ndalohet blerja pa praninë e mashkullit


Pamje nga një shkollë e shkatërruar në Khyber të Pakistanit

Pamje nga një shkollë e shkatërruar në Khyber të Pakistanit

Liderët fisnorë dhe pronarët e dyqaneve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit kanë vendosur që femrave të mos u lejohet tregtia pa përcjelljen e një të afërmi mashkull.

Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Pakistanin, ka raportuar sot se klerikët lokalë në provincën Khyber, kanë kërkuar nga pronarët e dyqaneve që të mos lejojnë që femrat të hyjnë në dyqanet e tyre pa përcjellje të personit të afërt mashkull.

Klerikët thanë se prania e gruas pa përcjellje në pika tregtare përhapë “vullgaritet dhe i dëmton meshkujt që e mbajnë muajin e Ramazanit”.

Nuk është e qartë se a do të vlejë kjo ndalesë vetëm për Ramazan, apo do të vazhdoj edhe pas tij.

Zyrtari policor në këtë provincë, Attiqullah Wazir, tha se policia nuk synon ta zbatoj këtë ndalesë ndaj femrave.
XS
SM
MD
LG