Ndërlidhjet

Indi: Për dhunimin e zviceranes, burg i përjetshëm


Të akuzuarit për dhunim të zviceranes duke u dërguar në gjykatë më 18 Mars 2013
Të akuzuarit për dhunim të zviceranes duke u dërguar në gjykatë më 18 Mars 2013
Një gjykatë në pjesën qendrore të Indisë, sot i ka dënuar me burg të përjetshëm gjashtë persona, për dhunimin kolektiv dhe plaçkitje të një turisteje 39 vjeçare nga Zvicra, në muajin Mars të këtij viti.

Personat e moshës, ndërmjet 22 dhe 30 vjeçare, që u dënuan sot, janë nga një vendbanim i afërt nga vendi i krimit në shtetin qendror Madhya Pradesh.

Policia tha se femra dhe burri i saj, poashtu, ishin plaçkitur dhe sulmuar, derisa ishin afër një fshati në qarkun Datia.

Incidenti ndodhi tre muaj, pas dhunimit kolektiv të një studenteje 23 vjeçare të mjeksësisë, në një autobus në kryeqytetin Nju Delhi, e cila më vonë vdiq. Ky incident pat shkaktuar protesta të ashpra në gjithë Indinë.

Legjislacioni i ri i Indisë kundër dhunimit parasheh së paku 20 vjet burg, ndërsa dënimi mund të jetë edhe i përjetshëm.
XS
SM
MD
LG