Ndërlidhjet

logo-print

Trajkoviq: Nuk ka zgjidhje tjetër, pos daljes në zgjedhje


Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq

Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, konsideron se serbët e Kosovës nuk kanë mundësi tjetër, pos pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale më 3 Nëntor në Kosovë.

“Pas nënshrkimit të marrëveshjes së Brukselit, bashkësia ndërkombëtare e përcjell realizimin e marrëveshjeve të tilla”, i tha Rada Trajkoviq televizionit Palma Plus, dhe shtoi se “pos tjerash, këto marrëveshje nënkuptojnë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale, që do të thotë legalizim dhe legjitimitet i serbëve në Kosovë, nëpërmjet Bashkësisë së komunave serbe”.

Sipas saj, kuvendi në pjesën veriore të Kosovës nuk do të ketë ardhmëri, pasi Serbia nuk do të mundet dhe nuk do të guxoj ta financoj, kështu që ai dalngadalë do të “shkrihet”.
XS
SM
MD
LG