Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet me makina – bomba, së paku 40 të vrarë


Pamje e një pjese të Bagdadit
Pamje e një pjese të Bagdadit
Zyrtarët irakianë thonë se së paku 40 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një varg sulmesh me makina-boma, që në shënjestër i kishin zonat industriale në hapësirat shiite në kryeqytetin Bagdad.

Eksplodimet ndodhën mbrëmë, kur shumë njerëz kishin dalur për blerje dhe relaksim, pas iftarit.

Shpërthimet i tronditën lagjet e Bagdadit, Karrada, Baia, Shurta, Tobchi dhe Zafranijah.

Më se 500 vetë janë vrarë në Irak deri tash në muajin Korrik, përfshirë edhe 250 prej fillimit të Ramazanit, më 10 Korrik, për shkak të armiqësive sektare ndërmjet shiitëve dhe pakicës sunite, të cilët e akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga shiitët për margjinalizimin e interesave të tyre.
XS
SM
MD
LG