Ndërlidhjet

Aeroplanët amerikanë hodhën bomba në bregdetin australian


Pamje e Great Barrier Reef në Australi
Pamje e Great Barrier Reef në Australi
Marina e Shteteve të Bashkuara thotë se dy aeroplanë të saj luftarakë i kanë hedhur katër bomba pa municion në bregdetin e Australisë, gjatë një ushtrimi, i cili mori drejtim të gabuar.

Aeroplanët i kanë hedhur bombat në Great Barrier Reef, që është Trashëgimi botërore, gjatë një ushtrimi ushtarak, ditën e martë.

Asnjë nga bombat nuk kanë eksploduar.

Marina amerikane, në deklaratën e sotme, ka njoftuar se aeroplanët luftarakë të tipit AV-8B Harrier, kishin për qëllim hedhjen e tyre në rrezeveprimin e bombave në një ujdhesë të afërt, por misioni dështoi.

Aeroplanët nuk kishin karburant të mjaftueshëm, dhe nuk kanë mund të aterojnë me ngarkesë, thuhet në deklaratën e Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Sipas rrjetit televiziv amerikan NBC, secila bombë peshonte 226 kilogramë.

Great Barrier Reef është struktura më e madhe e koraleve në botë, e pasur me jetë ujore, që shtrihet në më tepër se 2600 kilometra, përgjatë bregdetit lindor të Australisë.
XS
SM
MD
LG