Ndërlidhjet

logo-print

Belgjikë: Princi Philippe u përurua në fronin e Mbretit


Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde së bashku me pincërit dhe princeshat e reja e përshëndesin turmën nga tarraca e Pallatit Mbretëror në Bruksel

Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde së bashku me pincërit dhe princeshat e reja e përshëndesin turmën nga tarraca e Pallatit Mbretëror në Bruksel

Princi Philippe është përuruar sot në fronin e Mbretit në Belgjikë. Philippe, 53 vjeçar, e dha betimin para Parlamentit për ta formalizuar pozicionin e tij si monarku i 7-të në historinë 183 vjeçare të Belgjikës.

Më herët gjatë ditës, Mbreti i Belgjikës, Alberti II, formalisht ka abdikaur në favor të djalit të tij, princit Philippe.

Mbreti 79 vjeçar sot ka hequr dorë nga të drejtat e tij si monark në pallatin mbretëror në Bruksel.

Mbreti Albert, në fjalimin e tij të sotëm, tha se vendi duhet të mbetet “burim i inspirimit” për Evropën.

Dje ai ka shfaqur dëshirën e tij që Belgjika, e ndarë nga veriu që e flet gjiuhën flamande, dhe pjesa jugore ku flitet frengjishtja, të mbetet e bashkuar.

Mbreti Albert ishte në fron gjatë 20 viteve të kaluara.

Belgjika ka monarki kushtetuese, në të cilën Mbreti luan në masë të madhe vetëm rol ceremonial.
XS
SM
MD
LG