Ndërlidhjet

Australi: Shpërblime për zënien e trafikantëve


Kryeminsitri Kevin Rudd

Kryeminsitri Kevin Rudd

Australia ka njoftuar se do të ofrojë shpërblime në të holla për informacione që do të çonin në zënien e trafikantëve të njerëzve.

Ministri i brendshëm, Jason Clare, tha sot se Policia Federale e Australisë do të paguaj deri në 180 mijë dollarë amerikanë, për informacione për trafikuesit e njerëzve.

Ministri Clare tha se “këta njerëz po përfitojnë nga mizoria dhe vdekja dhe ne duhet ta ndalim këtë treg”.

Kryeministri Kevin Rudd, të Premten deklaroi se refugjatët, që arrijnë në anije të pautorizuara, nuk do të kenë kurrfarë gjasësh për vendosje në Australi, meqë synohet ndalja e azilkërkuesve, që vijnë rrugëve detare.
XS
SM
MD
LG