Ndërlidhjet

Jemen: Rrëmbehet një punëtor i Ambasadës së Iranit


Pamje nga një dyqan në kryeqytetin Sana në Jemen
Pamje nga një dyqan në kryeqytetin Sana në Jemen
Raportohet se persona të armatosur e kanë rrëmbyer një punëtor të Ambasadës së Iranit në kryeqytetin Sana të Jemenit.

Burime policore të Jemenit thonë se shtetasi iranian po udhëtonte nëpër kuartin diplomatik në Sana, ditën e Diel, kur personat e armatosur ia bllokuan rrugën, e detyruan të dalë nga vetura dhe e dërguan në një lokacion të panjohur.

Nuk dihet se kush e ka rrëmbyer atë.

Ministria e jashtme e Iranit sot e ka konfirmuar rrëmbimin e anëtarit të personelit administrativ të Ambasadës së saj në Sana, me emrin Nour Ahmad Nikbakht.
XS
SM
MD
LG