Ndërlidhjet

Greqi: U vra një shqiptar i dyshuar për ikje nga burgu


Ilustrim
Ilustrim
Një shqiptar, i cili dyshohet se ishte në mesin e grupit të të dënuarve, që në muajin Mars të këtij viti, ka ikur nga një burg në pjesën qendrore të Greqisë, është vrarë sot herët në mëngjes, nga të shtënat me policinë, ka njoftuar një burim policor.

Një polic ishte plagosur nga përleshja në rajonin malor verior të Epirit, në kufi me Shqipërinë, ka thënë burimi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Mëtutje, agjencia AFP nga Athina raporton se burimi nuk e ka zbuluar emrin e të vrarit, por tha se ai ishte nga 11 të burgosurit, kryesisht shqiptarë, që ikën nga burgu në qytetin Trikala, më 23 Mars, duke i plagosur dy rojtarë.
XS
SM
MD
LG