Ndërlidhjet

Egjipt: Filloi puna për ndryshimin e Kushtetutës


Një person e mbanë flamurin egjiptian gjatë protestave të fundit në kryeqytetin Kajro

Një person e mbanë flamurin egjiptian gjatë protestave të fundit në kryeqytetin Kajro

Një komitet i përbërë prej 10 ekspetrëve kushtetues, e ka filluar punën në ndryshimin e Kushtetutës së Egjiptit.

Ky komitet, i nomunuar nga presidenti i përkohshëm, Adli Mansour, dhe i përbërë nga katër profesorë universitarë dhe gjashtë gjyqtarë, është takuar sot për të parën herë në ndërtesën e Parlamentit të Egjiptit.

Kushtetuta e Egjiptit është pezulluar, pas përmbysjes së presidentit Muhammad Morsi, më 3 Korrik të këtij viti.

Ky panel për ndryshime kushtetuese i ka 30 ditë afat për t’i paraqitur amandamentet, të cilat pastaj do t’i prezentohen një organi prej 50 anëtarësh, që mendohet se përfaqëson grupe të ndryshme të shoqërisë egjiptiane.

Pas analizave dhe shqyrtimeve pritet që propozimi final për ndryshimet kushtetuese do hedhet në referendumin kombëtar.
XS
SM
MD
LG