Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 20 viktima nga dridhjet e tokës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Autoritetet kanë njoftuar se rreth 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar nga një termet i fuqishëm që ka goditur krahinën veri-perëndimore kineze, Gansu.

Shërbimi gjeologjik amerikan ka vlerësuar se lëkundjet e tokës që nisën në orën 7 e 45 të së hënës ishin të magnitudës 5.9.

Qendra qeveritare kineze e monitorimit të tërmeteve ka thënë se termeti kishte fuqi 6.6 të magnitudës, ndërsa dridhjet pasuese ishin me fuqi 5.6.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka thënë se termeti goditi rajonet e Minxian dhe Zhangxian, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit krahinor, Lanzhou.
XS
SM
MD
LG