Ndërlidhjet

BE vendos sot nëse Hizballah është organizatë terroriste


Ndërtesa e Këshillit Evropian gjatë presidencës irlandeze
Ndërtesa e Këshillit Evropian gjatë presidencës irlandeze
Ministrat e Bashkimit Evropian do të debatojnë të hënën nëse krahu ushtarak i grupit shiit libanez, Hizballah të futet në listën e organizatave terroriste.

Një hap i tillë do të krijonte mundësinë për vendosjen e sanksioneve evropiane ndaj Hizballahut.

Një vendim për vendosjen e kësaj organizate në listën e atyre që konsiderohen terroriste kërkon aprovimin e të gjithë 28 vendeve anëtare.

Raportet mediale citojnë zyrtarë të BE-së që thonë se disa shtete, pa e thënë se cilat, ende hezitojnë të përkrahin këtë gjë.

Hizballah, organizatë që ka lidhje të afërta me Iranin, është bërë përgjegjëse për sulmin e vitit të kaluar me bombë në një vend anëtar të BE-së, Bullgarinë.

Në këtë sulm, pesë turistë izraelit e humbën jetën.

Hizballah e ka hedhur poshtë përfshirjen në këtë sulm.

Kjo organizatë së fundi ishte përfshirë edhe ne luftën civile të Sirisë duke luftuar në krah të qeverisë.

Franca dhe Gjermania, së bashku me disa shtete të tjera i përkrahin rebelet sirian.
XS
SM
MD
LG