Ndërlidhjet

Froome fitues i Tour de France


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Chris Froome nga Britania e Madhe e ka fituar edicionin e 100-të të Tour de France.

Froome, 28 vjeçar, ka arritur të dal i pari rreth orës 21 e 30 të dielën në Paris, në fund të shtegut 133 km.

Çiklisti Froome, pjesë e ekipit Team Sky, e ka arritur fitoren e parë në këtë turne me një dallim prej 4 minutash e 20 sekondash prej kolumbianit, Nairo Quintana.

Ky është viti i dytë në vijim që një britanik e fiton garën më të njohur botërore të çiklizmit pas fitores së vitit të kaluar të Bradley Wiggins.

Britaniku i lindur në Kenia, Froome vitin e kaluar e kishte zënë vendin e dytë.

Ky tur është i pari që prej se çiklistit, Lance Armstrong, i janë marrë shtatë titujt e fituar në këtë garë, për shkak të abuzimit me doping.
XS
SM
MD
LG