Ndërlidhjet

logo-print
Papa Francis, i pari me origjinë nga Amerika Latine, pritet të arrij në Brazil për vizitë ditën e hënë.

Kjo do të jetë vizita e parë që e rikthen atë në rajonin prej nga vjen që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike botërore, në muajin mars.

Autoritetet braziliane raportohet se e kanë organizuar një operacion masiv të sigurisë, me përfshirjen e mijëra forcave të sigurisë, aeroplanëve dhe anijeve ushtarake, për mbrojtjen e Francis gjatë vizitës në shtetin me numrin më të madh të popullatës katolike në botë.

Vizita papnore do të ndodh disa javë pasi në Brazil u organizuan protesta masive dhe nganjëherë të dhunshme kundër korrupcionit dhe shpenzimeve për organizimin e Kupës Botërore në futboll që në këtë vend do të mbahet në vitin 2014.

Gjatë kësaj vizite, papa pritet të udhëheqë ngjarje që përfshinë Ditën Botërore të Rinisë së kishës, një seri e ngjarjeve ku pritet se do të marrin pjesë mijëra katolikë të rinj nga e gjithë bota.
XS
SM
MD
LG