Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei: Washingtoni nuk është i besueshëm


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei gjatë takimit me presidentin e zgjedhur në qershor, Hassan Rohani, 16 qershor 2013

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei gjatë takimit me presidentin e zgjedhur në qershor, Hassan Rohani, 16 qershor 2013

Lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i ka kërkuar administratës së re iraniane që të jetë e kujdesshme në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Washingtoni “nuk është i besueshëm”.

Duke folur para zyrtarëve të dielën, Khamenei është cituar duke thënë se ai nuk i ka ndaluar bisedimet me SHBA-të.

Por, ai ka thënë se qëndrimi i Washingtonit nuk e bënë atë optimist rreth komunikimeve në të ardhmen.

Ai ka shtuar se Irani duhet të dëshifrojë qëllimet e kundërshtarëve ose do të vuaj.

Komentet e liderit suprem janë bërë dy javë para se Hassan Rohani, që shihet si politikan i moderuar në sistemin islamik të Iranit, të nis punën si president i ri i shtetit pas fitores në zgjedhjet presidenciale në qershor.

Marrëdhëniet e Teheranit dhe Washingtonit kanë ngecur të bllokuara për shkak të programit bërthamor të Iranit.

Ky i fundit e mohon që përmes këtij programi ka për qëllim që të prodhojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG