Ndërlidhjet

Kryediplomati bjellorus e viziton Brukselin


Ministri i jashtëm bjellorus, Vladimir Makei gjatë takimit në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, 10 korrik, 2013

Ministri i jashtëm bjellorus, Vladimir Makei gjatë takimit në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, 10 korrik, 2013

Ministri i jashtëm i Bjellorusisë pritet të shkoj për vizitë në kryeqytetin e BE-së, Bruksel të hënën.

Kjo do të jetë vizita e parë që prej se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve qeveritarë të këtij shteti, sanksione këto që ishin vendosur për shkak të rezultatit të pa-pranuar të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe shtypjes së përkrahësve të opozitës.

Ministri i jashtëm, Vladimir Makei, ish këshilltari i lartë i presidentit Alyaksandr Lukashenka, ka qenë në listën e zezë të zyrtarërve bjellorusë të cilëve ju është refuzuar hyrja në BE.

Makei do ta vizitoi Brukselin për të marrë pjesë në një takim të Iniciativës për Partneritet Lindor të BE-së me ftesë të Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton dhe komisionerit për zgjerim, Stefan Fuele.

Gjatë trazirave të vitit 2010në Bjellorusi, disa kandidatë të zgjedhjeve presidenciale që garonin kundër Lukashankos, dhe disa aktivistë opozitarë janë burgosur pasi protestave masive në rrugë.

Opozitarët akuzonin se ri-zgjedhja e Lukashenkos ishte e manipuluar.
XS
SM
MD
LG