Ndërlidhjet

Cameron: Situata në Siri është në rrugë qorre


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kryeministri britanik, David Camron, ka thënë se konflikti në Siri është në “trajektore të gabuar”.

Në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Britanisë, BBC, Cameron e ka pranuar se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad ndoshta është duke u forcuar dhe ka kërkuar më shumë ndihmë për forcat e moderuara opozitare.

Ai ka thënë se situata aktuale në këtë luftë civile është në “rrugë qorre”.

Komandantët e ushtrisë britanike kanë paralajmëruar për rrezikun e armatosjes së grupeve rebele, ndërsa Cameron ka thënë se qeveria e tij ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë këtë.

Ai ka thënë se ka “shumë ekstremizëm” në mesin e opozitarëve, por ka shtuar se mund të bëhet më shumë për t’iu ndihmuar atyre që e duan një Siri demokratike.

Forcat e Assadit kanë qenë të përfshirë në një ofenzivë gjatë muajve të fundit, të përkrahur nga luftëtarët e lëvizjës radikale libaneze, Hizballah.
XS
SM
MD
LG