Ndërlidhjet

Pritet lindja e femijës së parë të William dhe Kate


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kate, bashkëshortja e princit britanik, William, është shtruar në një spital të Londrës kur pritet të lind fëmijën e tyre të parë.

Zyrtarët mbretërorë kanë thënë se Kate, e cila gjithashtu njihet si Dukesha e Cambridge, është shtruar në spitalin e Shën Marisë, herët në mëngjes të hënën, ku princesha Diana e ka lindur Williamin dhe vëllaun e tij të vogël, Harry.

Zyrtarët kanë thënë se ajo ka udhëtuar drejt spitalit me veturë dhe ka qenë e shoqëruar nga William.

Çifti nuk e di ende gjininë e fëmiut të tyre të parë.

Foshnja do të jetë e treta në linj për fronin mbretëror pas Princit Charles, gjyshit të tij dhe më pas të atit, Princit William.

Monarku britanik është udhëheqësi i shtetit të Britanisë dhe 15 shteteve të tjera, duke e përfshirë Kanadanë dhe Australinë.

Princi William dhe Dukesha Kate janë martuar në muajin prill të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG