Ndërlidhjet

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të hënën e ka filluar një vizitë katërditore në Indi për të shtyrë para lidhjet ekonomike dhe diplomatike.

Biden është zëvendëspresidenti i parë që e viziton Indinë në tri dekada.

Ai do të takohet me zyrtarë të lartë indian, duke e përfshirë kryeministrin Manmohan Singh në Nju Delhi, para se të udhëtojë drejt kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai ku do e lexojë një fjalim të rëdësishëm në lidhje me ekonominë.

Biden dhe liderët indian pritet të diskutojnë pengesat në tregti dhe ndalesat amerikane në kompanitë që bëjnë biznes në Indi.

Tregtia në mes të dy vendeve është në rrugë për të arritur vlerën prej 100 miliard dollarëve.

Biden gjithashtu pritet që të diskutojë konfliktin në Afganistan.

Nju Delhi i cili ka dërguar 2 miliard dollar ndihma në Afganistan i frikësohet rigjallërimit të forcave të talibanëve atëherë kur forcat ndërkombëtare të largohen nga ai shtet.
XS
SM
MD
LG