Ndërlidhjet

Qeveria e Assadit pret të marrë kredi prej Rusisë


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë takimit me zëvendës kryeministrin sirian, Qadri Jamil në Moskë, 22 korrik, 2013

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë takimit me zëvendës kryeministrin sirian, Qadri Jamil në Moskë, 22 korrik, 2013

Zëvendëskryeministri sirian ka njoftuar se Rusia dhe Siria janë duke e diskutuar mundësinë që Moska t’i jap një kredi Damaskut.

Zëvendëskryeministri Qadri Jamil, ka thënë se kjo çështje është diskutuar të hënën në takim me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Moskë.

Ai ka thënë se qeveria siriane shpreson për të arritur marrëveshje për këtë deri në fund të vitit.

Jamil gjithashtu ka thënë se të gjitha marrëveshjet për kontratat kontraverse ruse për dërgimin e sistemin raketor S-300 në Damask ende qëndrojnë.

Lavrov në anën tjetër në takim ka thënë se qëllimi i një konference të propozuar ndërkombëtare duhet të ketë qëllim përjashtimin e të gjithë “terroristëve dhe ekstremistëve” nga Siria.

Rusia është një aleat i regjimit të presidentit Bashar al Assad, mirëpo gjithashtu në të njejtën kohë ka kërkuar që të organizojë së bashku me SHBA-të një konferencë për paqe në Siri.
XS
SM
MD
LG