Ndërlidhjet

Dështojne bisedimet ndër-koreane për Kaesong-un


Koreja e Veriut - Pamje ajrore e kompleksit industrial Kaesong (Ilustrim)
Koreja e Veriut - Pamje ajrore e kompleksit industrial Kaesong (Ilustrim)
Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë zhvilluar edhe një raund të ri të bisedimeve rreth rihapjes së kompleksit industrial, por pa ndonjë sukses në horizont.

Palët u takuan të hënën për të pestën herë, pasi takimet e mëparshme dështuan të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të rihapur parkun industruan Kaesong.

Kompleksi gjendet brenda territorit të Koreë së Veriut, por drejtohet bashkërisht me Korenë e Jugut.

Prodhimi në këtë kompleks, që është një prej lidhjeve të pakta ekonomike mes fqinjëve, është suspenduar pasi Pheniani tërhoqi 52 mijë punëtorët në muajin prill, në kohën kur u rishfaqën tensionet në gadishullin korean.

Koreja e veriut kreu testin e saj të tretë bërthamor në muajin shkurt, i cili çoi në forcimin e sanksioneve nga OKB-ja kundër Phenianit.

Palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për mbylljen e kompleksit Kaesong, ndërsa asnjëra palë nuk po tregon gatishmëri për koncesione.
XS
SM
MD
LG