Ndërlidhjet

Sylejman Selimi shtrihet në kardiologji


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, i cili tash disa javë po mbahet në paraburgim me dyshim për krime lufte, ka kërkuar të shtunën ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shqetësimeve për shëndetin.

Lajmin e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës i kësaj qendre, i cili ka theksuar se Selimi është ndaluar për kurim në Klinikën e kardiologjisë.

“Pas ndihmes së parë mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente, është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm në kuadër të klinikës së kardiologjisë, përkatësisht në njësinë koronare, ku edhe po vazhdon të mjekohet”, ka thënë Fazliu.

Ai ka shtruar se gjendja e ambasadorit Selimi është stabile dhe, sipas tij, nuk ka vend për shqetësim.
XS
SM
MD
LG