Ndërlidhjet

Iraku nënshkruan kontratë me Iranin për gaz


Ilustrim

Ilustrim

Iraku ka nënshkruar një marrëveshje për të importuar gazin natyror nga Irani, për nevoja të veta të energjetikës, lajmëruan të hënën autoritetet në Bagdad.

Sipas kontratës, Irani do të ndërtoj një gazsjellës 220 kilometërsh deri në Irak për të dërguar atje 850 milionë metra kub të gazit, i cili do të përdorët për centralet elektrike në Bagdad dhe krahinën Dijala, njoftoi ministria iranikiane e energjetikës.

Kjo kontratë pritet që të ndërhyjë në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t'i ndërprerë fondet Iranit, të cilit i duhen për të zhvilluar programin e vet bërthamor.

Marrëveshja është nënshkruar prapa dyerve të mbyllura në Bagdad të diëlën ndërmjet të ministrit irakian të energjetikës Kareem Aftan dhe ministrit iranian të naftës Rosam Qasemi.

Medieve nuk u është lejuar prania në këtë ceremoni.

Sanksionet e vëna ndaj Iranit për të eksportuar gazin dhe naftën janë një prej mjeteve që Washingtoni po përdor për të ndalur Teheranin që të gjej mjetet financiare për të zhvilluar tutje programin nuklear, për të cilin Shtetet e Bashkuara dyshojnë se ka synim që të prodhojë armë bërthamore.

Irani ndërkaq thotë se programi i saj bërthamor ka për qëllim vetëm gjenerimin e energjisë elektrike dhe për pajisje mjekësore.
XS
SM
MD
LG