Ndërlidhjet

logo-print

Irak - Sulmohen dy burgje, arratisen mbi 500 të dënuar


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 500 të burgosurë kanë ikur nga dy burgje, kur sulmues të armatosur kanë hapur zjarr duke vrarë dhjeta gardianë, njoftojnë ligjvënësit irakian.

Zyrtarët thonë se sulmet ishin të bashkërenduara dhe u kryen në burgun verior të Bagdadit Taji dhe Abu Ghraib.

Ato zgjatën për orë të tëra, ndërmjet të dielës pas mesnate dhe të hënën në mëngjes.

Hakem al-Zamili, që është anëtar i komisionit parlamentar për siguri dhe mbrojtje, tha se mbi 500 të burgosur kanë ikur vetëm nga burgu i Abu Ghraib.

Një anëtar tjetër i këtij komisioni, Shwan Taha, njoftoi përmes një komunikate për shtyp, se në total del se rreth 500 dhe 1000 të burgosur. u arratisën nga të dy burgjet.

Al-Zamili tha se shumica prej të burgosurve janë zënë, ose vrarë në operacionet policore.

Sipas zyrtarëve të paktën 25 forca të sigurisë janë vrarë gjatë sulmeve në burgje, përfshirë edhe 6 të burgosur që nuk arritën të ikin.
XS
SM
MD
LG