Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet me 9 vjet e gjysmë burg ish-ministri italian


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një ish-ministër italian i financave është dënuar të hënën me gati dhjetë vjet burgim, lidhur me një rast të korrupsionit politik, që lidhet me kohën e tij në qeverisje.

Ottaviano Del Turco, ishte burgosur për një muaj dhe detyruar që të jap dorëheqje si governator i rajonit të Abruzzo-s në vitin 2008, pasi një afarist i ka rrëfyer prokurorëve se kishte paguar Turcon me mbi 6 milionë euro.

Një gjykatë në Pescara, që është qyteti më i madh i Abruzzo-s, shpalli Del Turco fajtor për korrupsion dhe disa vepra tjera kriminale.

Ai u dënua me nëntë vjet e gjashtë muaj burg, me 3 milionë euro në të holla, dhe iu ndalua përjetë që të ushtrojë çfarëdo funksioni publik.

Politikani, i cili ka qenë tash e pesë vjet në arrest shtëpiak, nuk pritet që të shkoj menjëherë në burg, pasi do të apelojë këtë verdikt të gjykatës.

“Unë jam i pafajshëm”, ka thënë Del Turco për gazetën lokale Il Centro.

Në këtë proces gjyqësor, edhe tetë të tjerë janë gjetur fajtor, përfshirë Vincenco Maria Angelini, që është njeriu i cili rrëfeu se korruptio Del Turcon.

Ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg.

Del Turco ka qenë ministër i financave gjatë vitit 2000-2001, dhe ishte zgjedhur governator i Abruzzos në vitin 2005.

Ai është anëtar i partisë së qendrës së majtë demokratike (PD).
XS
SM
MD
LG