Ndërlidhjet

Abbas: Çdo zgjidhje me Izraelin hidhet në referendum


Bregu Perëndimor - Protestues palestinez shtënë me gurë ndaj forcave izraelite (Ilustrim

Bregu Perëndimor - Protestues palestinez shtënë me gurë ndaj forcave izraelite (Ilustrim

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas tha të hënën se çfarëdo marrëveshje për paqe me Izraelin do të hidhet në referendum.

Në një intervistë për gazetën Al-Rai të Jordanisë, Abbas duke komentuar lajmërimin e Ëashingtonit për rihapje të negociatave tha se nisma amerikane për kauzën palestineze është serioze “që të themelohet një shtet i Palestinës në suaza [të marrëveshjes së vitit] 1967, ku Jerusalemi lindor është kryeqyteti i saj”.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry paralajmëroi të premten se negociatorët izraelit dhe palestinez janë pajtuar që të takohen dhe përgatitin rihapjen e negociatave të drejtpërdrejta, që u ndërprenë tri vjet më parë.

“Çfarëdo zgjidhje e sigurisë duhet të garantoj largimin e përhershëm të Izraelit nga toka e Palestinës, ndërsa shteti hebre ka të drejtën e ruajtjes së sigurisë brenda kufijve të vet, me pëlqimin e shteteve fqinje”.

“Ne duam zgjidhje dy-shtetërore dhe kjo ide ekziston në mesin e administratës amerikane. Por, deri më tani nuk kemi arritur gjë”.

Raundi i fundit i bisedimeve paqësore ndërmjet të Izraelit dhe Palestinës u ndërprenë në vitin 2010, për shkak të ndërtimit të kolonive izraelit në Bregun Perëndimor, që gjendet në lindje të Jerusalemit.

Abbas ka këmbëngul gjithëherë në kërkesën e tij për ndërprerjen e ndërtimit të kolonive në tokën e okupuar palestineze, dhe lirimin e të burgosurve që mbahen nga Izraeli, si parakusht për rifillim të bisedimeve paqësore.

“Ne e nënvizojmë pozitën tonë se kolonitë janë ilegale që nga viti 1967”, Abbas ka thënë në intervistën e publikuar të hënën në të përditshmen jordaneze.
XS
SM
MD
LG