Ndërlidhjet

Sheshi Tahrir: Përleshen protestuesit pro e kundër Morsit


Ilustrim

Ilustrim

Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të përmbyshur të Egjiptit Muhamed Morsi, janë përleshur të hënën në Kajro, duke sulmuar njëri-tjetrin me gurë, lajmërojnë mediet ndërkombëtare.

Ndërsa forcat e sigurisë, sipas Associated Press kanë hedh gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata,

Protestuesit që përkrahin Vëllazërinë Myslimane të Morsi, u munduan të marshojnë në drejtim të sheshit Tahrir, epiqendrën e demonstratave masive që çuan ushtrinë e Egjiptit të rrëzojë nga pushtetit presidentin e zgjedhur islamist më 3 korrik.

Agjencia France-Press, e cila citon ekipet mjekësore, lajmëron se nga përleshjet në sheshin Tahrir kanë mbetur të lënduar dhjeta protestues.
XS
SM
MD
LG