Ndërlidhjet

Emiratet Arabe blejnë 2 satelitë francez spiunimi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë porositur dy satelitë mbikëqyrës ushtarak nga Franca të hënën, në një marrëveshje e cila peshon 700 milionë euro.

Marrëveshja e njohur si “Syri i Skifterit” e nënshkruar në Abu Dhabi, ka mposhtur atë të Lockheed Martin të Shteteve të Bashkuara.

Kontrata përfshinë pajisjen dhe lansimin e dy satelitëve mbikëqyrës të rezolucionit të lartë Helios, ndërtimin e një stacioni të kontrollit dhe trajnimin e 20 inxhinierëve arab.

Dy satelitët do të ndërtohen në Astrium, që është divizioni hapësinor i EADS, dhe Thales Alenia Space, një kompani e përbashkët franko-italiane, Thales dhe Finmeccanica.

Ato ndajnë në hise të barabartë kontratën, që është “pak më e lartë se 700 milionë euro”, siç ka thënë shefi i Astrium, François Auque.

Si aneks i kontratës mes dy qeverive, shtohet se personeli ushtarak francez do t’i ndihmoj partnerët nga emiratet në interpretimin e imazheve, dhe shkëmbimin e informatave të mbledhura.
XS
SM
MD
LG