Ndërlidhjet

logo-print

59 gazetarë e paguajnë me vende pune, raportimin për protestat në Stamboll


Turqi - Parku Gezi në Stamboll, 08Korrik2013

Turqi - Parku Gezi në Stamboll, 08Korrik2013

Të paktën 22 gazetarë janë shkarkuar nga puna në lidhje me protestat në parku Gezi të Stambollit, kurse 37 të tjerë janë detyruar që të japin dorëheqje, shkruan të hënën gazeta turke në gjuhën angleze Todays Zaman.

Këto shifra janë dhënë të dielën në një konferencë për medie të kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Turk (TGS) Gehan Durmuss, i cili ka hënë se disa prej gazetarëve më me nam në mediet turke, janë shkarkuar ose detyruar të largohen pas ngjarjeve të 27 majit.

“Këto shkarkime dhe dorëheqje janë të lidhura kryekëput me censurën politike, të cilën e kanë aplikuar disa medija gjatë protestave në parkun Gezi”, tha Durmuss, duke shtuar se gazetarët kanë bërë çmos për të mos rënë pre e presionit të pronarëve të tyre dhe qeverisë.

Protestat në parkun Gezi, u shkaktuan kur një grup qytetarësh dhe ambientalistësh nisën protestat kundër ndërtimit të një qendre tregtare në hapësirën e gjelbërt të parkut.

Durmuss shtoi edhe se gazetarët në Turqi kanë punuar në kushte të rënda, për të informuar opinionin publik në lidhje me ngjarjet reale në protesta, dhe se për këtë kanë paguar me vendet e tyre të punës.

“Disa kanë qenë të censuruar, disave u janë ndaluar emisionet televizive. Ka madje edhe gazetarë që janë shkarkuar nga puna veç pse kanë postuar porosi në Twitter. Një kolegë është shkarkuar edhe pse vetëm i ka thënë “tungjatjeta” një protestuesi në parkun Gezi”, citohet të ketë thënë Durmuss nga gazeta Today’s Zaman.
XS
SM
MD
LG