Ndërlidhjet

Muzicientët i shkruajnë Rusisë për lirimin e Pussy Riots


Ilustrim
Ilustrim
Organizata për mbikëqyrjen globale të respektimit të të drejtave të njeriut, Amnesty International dhe më se 100 muzicient prominent kanë nënshkruar një letër, ku bëjnë thirrje për lirimin e anëtareve të burgosura të grupit pank feminist rus Pussy Riot.

Amnesty International lajmëroi të hënën se U2, Bruce Springsteen, Sting, Paul McCartney, Madonna, Yoko Ono, dhe Adele janë në mesin e figurave që kanë nënshkruar këtë letër.

Muzicientët i kanë bërë thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë 23 vjeçen Nadezhda Tolokonnikova dhe 25 vjeçen Maria Alekina, të cilat janë dënuar me dy vjet burgim gushtin e kaluar, për protestën që organizuan në katedralën kryesore të Moskës, kundër presidentit Vlladimir Putin.

Seanca për lirimin e tyre me kusht, do të mbahet javën e ardhshme.

Letra që u organizua nga Amnesty International thotë se ndikimi nga gjykiumi i Pussy Riots të cilin e cilëson “si jashtëzakonisht të padrejtë, dhe burgosja e tyre ka pasur jehonë të madhe, në veçanti tek bashkëpunëtorët artist, muzicientët, dhe qytetarët në mbarë botën”.
XS
SM
MD
LG