Ndërlidhjet

logo-print

Një vdes, 15 lëndohen në Kajro


Ilustrim

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi kundër protestës së qindra mbështetësve të presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Morsi, në afërsi të Universiteteit të Kajros të martën në mëngjes, lajmëron televizioni shtetëror.

Në portalin e vet Al-Ahram shkroi se policia ka hedh gaz lotsjellës për të shuar dhunën, ndërsa dhjetëra makina janë shkatërruar në këtë zonë.

Sipas medieve lokale, mbështetësit e Morsi janë përplasur me banorët lokal, shitësit në rrugë, dhe kalimtarë të rastit pranë kampusit kryesor të Universitetit të Kajros.

Sipas dëshmitarëve, gjatë përleshjeve janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Në përleshjet e së hënës në afërsi të sheshit Tahrir, një person është vrarë dhe mbi 20 janë lënduar.

Më se 100 persona kanë vdekur që nga përmbysja e presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi, më 3 korrik, dhe protestave masive që u organizuan nga përkrahësit e tij të Vëllazërisë Myslimane.

Në llogarinë e tyre në Facebook, Partia për Liri dhe Drejtësi, e Vëllazërisë Myslimane, shkruan se pesë persona janë vrarë në përleshjet e së martës.
XS
SM
MD
LG