Ndërlidhjet

logo-print

Burma liron dhjeta të burgosur politikë


Ilustrim

Ilustrim

Burma është pajtuar që të lirojë 70 të burgosur politik, një zyrtar i lartë shtetëror njoftoi të martën, pak kohë pasi presidenti Thein Sein u zotua se do të lirojë të gjithë disidentët deri në fund të këtij viti.

“Presidenti ka nënshkruar amnistinë për rreth 70 të burgosur politikë”, këshilltari i presidentit Hla Maung Shve, i tha AFP-së.

Javën e shkuar presidenti i shtetit gjatë një fjalimi në Londër njoftoi se “nuk do të ketë më të burgosur të ndërgjegjes në Burma”.

Kjo deklaratë e tij është bërë në saje të përpjekjeve për të ndryshuar imazhin ndërkombëtar të shtetit, në prag të reformave që nga mbarimi i regjimit parapak në vitin 2011.

Grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësojnë se 100 deri në 150 veta, mbahen si të burgosur politikë në Burma.
XS
SM
MD
LG