Ndërlidhjet

Senati amerikan pranon 5 opsione për intervenim në Siri


Siri - Kjo pamje e përgjithshme tregon nivelin e shkatërrimit dhe rrugët e boshatisura në qytetin Homs, 12Korrik2013 (Ilustrim)
Siri - Kjo pamje e përgjithshme tregon nivelin e shkatërrimit dhe rrugët e boshatisura në qytetin Homs, 12Korrik2013 (Ilustrim)
Kreu i ushtrisë amerikane ka rrëfyer për kongresin mundësitë dhe koston që do të bartte ndërhyrja ushtarake në Siri.

Në një letër, e cila u publikua të hënën mbrëma, sipas orës lokale, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Amerikane Gjenerali Martin Dempsey, ka nënvizuar pesë opsione, për një operacion eventual ushtarak.

Ato përfshijnë dërgimin e ndihmës në armatim dhe inteligjencë për kampin opozitar, një fushatë ajrore nga jashtë shteti, vendosja e ndalimit të fluturimit dhe tampon zonave, dhe ndërmarrja e një operacioni “sulmi dhe sigurimi” ndaj armëve kimike të regjimit të Assadit.

Letra e cila i është adresuar Calr Levin, që është kryetar i Komitetit për Shërbime Ushtarake në Senat, po ashtu paralajmëron për rrezikun e një hakmarrjeje nga regjimi i Bashar al-Assadit, dhe fuqizimi i islamistëve radikal.

Gjenerali Dempsey tha se një vendim për intevenim ushtarak në Siri është i natyrës “politike”.

Zyrtarët amerikan kanë paralajmëruar muajin e shkuar do t’i dërgojnë ndihmë në armatim, kryengritësve sirian.
XS
SM
MD
LG