Ndërlidhjet

MPJ: Rreth 500 shtetas janë në Hungari


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Rreth 500 kosovarë presin kthimin për Kosovë, pasi ishin kapur duke hyrë ilegalisht në territorin e Hungarisë, njofton qeveria në Prishtina.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se po mbikëqyr zhvillimet që kanë të bëjnë me shtetasit e Kosovës, të cilët në përpjekje për të migruar në perëndim, janë ngujuar në Hungari.

Ministria thotë se përmes ambasadës në Budapest në vazhdimësi po mbledh informacion për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të kosovarëve në këtë shtet.

Sipas një komunikate të qeverisë, thuhet se nuk është evidentuar asnjë “keqtrajtim fizik” apo rast i “ofendimit” të kosovarëve që janë vendosur në qendra të ndalimit dhe pranimit të azilkërkuesve në Hungari.
XS
SM
MD
LG