Ndërlidhjet

Afganistan - Vriten tre ushtarë të NATO-së


Ilustrim

Ilustrim

Pakti Veri-Atlantik njofton se tre ushtarë të saj janë vrarë në Afganistan të martën, nga një bombë e improvizuar në skaj të rrugës.

Në një deklaratë për medie, NATO-ja thotë se incidenti ka ndodhur në pjesën lindore të Afganistanit.

Aleanca nuk ka dhënë detaje për identitetin, nacionalitetin apo vendin e saktë të ngjarjes ku humbën jetën ushtarët e saj.

Shumica e trupave të NATO-së që shërbejnë në pjesën lindore të Afganistanit janë ushtarë amerikan.

Të paktën shtatë pjesëtarë të trupave amerikane të NATO-së janë vrarë në këtë shtet gjatë muajit gusht.

Gjatë tërë vitit më se 70 nga 100 ushtarë të Aleancës që u vranë në Afganistan, ishin amerikan.
XS
SM
MD
LG