Ndërlidhjet

logo-print

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike


Lulzim Basha

Lulzim Basha

Lulzim Basha është kryetari i ri i Partisë Demokratike. Lajmi konfirmohet nga Komisioni Zgjedhor i selisë blu.

Mësohet se rreth 80 % e anëtarësisë ka votuar për Bashën kryetar dhe vetëm 20% në favor të kandidatit tjetër në garë Sokol Olldashi.

I pari që ka uruar kryetarin e ri, është kryetari i dorëhequr Berisha.

Në një koment në rrjetin social Facebook ai thotë se Basha u zgjodh me një mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD-së.

Siç shkruan Berisha, Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD-së, vendit dhe kombit te tij.

Në orën 12 Sali Berisha kryetari i dorëhequr i PD-së do të japë dhe një konferencë për shtyp lidhur me garën brenda kësaj force politike.
XS
SM
MD
LG