Ndërlidhjet

logo-print

Vetura e EULEX-it sulmohet në veri të Mitrovicës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një automjet zyrtar, i misionit të EULEX-it është sulmuar me shishe birre, në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Rasti i sulmit dhe i dëmtimit të veturës është regjistruar, pak minuta para mesnatës, rreth orës 23:50min, ndërsa zyrtarët e komponentës së EULEX-it, kanë njoftuar Policinë e Kosovës, lidhur me rrethanat e paraqitura, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas deklaratës së siguruar nga Policia e Kosovës, thuhet se zyrtarët e EULEX-it, derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare të patrullimit në rrugët e qytetit në veri, përkatësisht në rrugën “Mbreti Petër”, persona të panjohur, kanë hedhur shishe xhami (shishe birre), mbi njërën nga dy veturat në lëvizje të EULEXit.

Zyrtarët e EULEX-it, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë drejtuar në stacionin policor veri për regjistrim të rastit.

Janë regjistruar dëme materiale në xhamin e parmë nga ana e djathtë e automjetit zyrtar të EULEX-it.

Deri më tani, nuk është raportuar për identifikim dhe arrestim të personave të dyshimtë të përfshirë në këtë akt kriminal. Po ashtu, nuk është raportuar për lëndime të shkaktuara ndaj zyrtarëve të EULEX-it.
XS
SM
MD
LG