Ndërlidhjet

WP: Kongresi duhet ta miratojë mburojën ligjore për gazetarët


Presidenti Barack Obama duket se është me dy mendje kur kemi të bëjmë me lirinë e informacionit dhe rolin e shtypit, shkruan në fillim të editorialit të vet, e përditshmja Washington Post, dhe shpjegon se në ditën e parë në zyrë, ai e kishte shprehur përkushtimin e administratës së tij për “krijimin e një niveli të paprecedent të hapjes në qeveri” dhe aktualisht ka deklaruar, gjatë një fjalimi, se shtypi i lirë është esencial për demokraci.

Njëherësh, administrata e zotit Obama ka udhëhequr fushatën më të gjerë kundër rrjedhjeve në një periudhë aktuale që e mbajmë mend, meqë ka pasur dy herë më tepër akuza se në të gjitha administratat e mëparshme së bashku.

Derisa, të dy këto ide mund të mbahen fuqishëm nga presidenti, ato janë në konflikt.

Gjithnjë ka ekzistuar një balancë e ndejshme ndërmjet fshehtësisë dhe nevojës publike për të ditur se çka po bënë qeveria dhe si arrihen vendimet, shkruan Washington Post, dhe vazhdon se vëllimi i informacioneve sekrete ka eksploduar në vitet digjitale, dhe po ashtu, edhe numri i njerëzve të autorizuar të kenë qasje në to.

Shtytja e zyrtarëve qeveritarë për të folur për çështje të tilla, për shkak të mospajtimit ose thjesht për shkak të dëshirës për tjerrjen e gjërave, mbetet e pa zvogëluar.

Ne jemi besimtarë të fuqishëm në mbajtjen e kësaj balance ndërmjet fshehtësisë dhe sinqeritetit, por ne kemi shqetësim se, në gjithë histerinë lidhur me rrjedhje, ajo mund të peshoj shumë më tepër në njërën anë, shkruan Washington Post.

Një shenjë dekurajuese erdhi më 19 Korrik, me vendimin e Gjykatës së Shteteve të Bashkuara të Apelit, për Qarkun 4, që konsideron se reporteri i gazetës New York Times, James Risen, nuk ka privilegj nën Amandamentin e Parë, që do t’i lejonte atij të refuzoj dëshminë për burimin konfidencial në hetimin e rrjedhjes.

Argumenti i zotit Risen, se ai nuk do të duhej të detyrohej të dëshmoj në rastin ku involvohej ish-oficeri i agjencisë CIA, është mbështetur nga shumë organizata të mediave, përfshirë edhe gazetën Washington Post, dhe ai është zotuar për tu ankuar ndaj vendimit.

Nëse ai lejohet të qëndrojë, atëherë vendimi mund ta shkatërroj aftësinë e reporterëve për ta mbrojtur identitetin e burimit, që është mjet jetik për hetimin gazetaresk.

Por, në kundërshtim me këtë, gjyqtari Roger Gregory, ka shkruar: “Publiku, natyrisht, nuk ka të drejtë t’i shohë të gjitha informacionet sekrete që mbahen nga qeveria jonë. Por, debati publik për ushtrinë amerikane dhe metodat e inteligjencës, janë element kritik i mbikëqyrjes publike të qeverisë sonë. Duke e mbrojtur privilegjin e reporterëve sigurohet diskutim publik i informuar për çështje të rëndësishme morale, juridike dhe strategjike”.

Washington Post, më tutje shkruan se rasti Risen thekson nevojën për të shkruar në legjislacionin federalnjë mburojë për media.

Afro 49 shtete dhe rrethe kanë krijuar mburojë ligjore për media ose e kanë njohur këtë lloj të privilegjit në gjykatë.

Pikë për nisje në nivelin federal është legjislacioni aktual i paraqitur nga senatorët Charles E. Schumer, demokrat nga Nju Jorku, dhe Lindsey O. Graham, republikan nga Karolina Jugore.

Derisa legjislacioni i propozuar nuk do të ofroj mbrojtje absolute, ai do ta paraqes një “test balancues” për përdorim nga gjykata, para se reporteri të detyrohet ta zbuloj burimin.

Testi do ta ketë parasysh interesin publik për zbulim dhe mbajtjen e rrjedhjes së lirë të informacionit.

Kjo duhet t’i përmbajë prokurorët me përkushtim të tepruar, nga hedhja e lakut për gazetarët në ndjekje për rrjedhje, dhe ta mbajë balancën jo të lehtë, por esenciale, ndërmjet fshehtësisë dhe hapjes, shkruan në fund të editorialit të saj e përditshmja Washington Post.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG