Ndërlidhjet

Përleshje e armatosur në kufirin mes Uzbekistanit dhe Krigizstanit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët e Kirgizstanit kanë thënë se një roje kufitare e Uzbekistanit është vrarë dhe një tjetër është lënduar në një shkëmbim zjarri në kufi.

Në anën e forcave kufitar të Kirgizstanit nuk ka pasur viktima.

Përleshja me armë e të martës ndodhi në qarkun e Aksy, në jug të Kirgizstanit.

Sipas shërbimit kufitar të këtij të fundit, dy roje kufitare të Uzbekistanit kanë hyrë ilegalisht në territorin e shtetit fqinj dhe kanë refuzuar që t’iu binden urdhërave të rojeve kufitare të Krigizstanit që të kthehen mbrapsht.

Deklarata e bërë publike nga Krigizstani thotë se një zënkë në mes të dy palëve ka filluar para se të niste shkëmbimi i zjarrit.

Uzbekistani ende nuk e ka komentuar incidentin.

Më herët gjatë këtij muaji, një qytetar i Krigizstanit është vrarë nga forcat kufitare të Uzbekistanit.

Konfliktet e armatosura në kufirin në mes të Uzbekistanit dhe Krigizstanit janë të zakonshme dhe zakonisht nisin për shkak të vjedhjës se kafshëve si kuajt, bagëtive dhe deleve.
XS
SM
MD
LG