Ndërlidhjet

Sërish incidente në kufirin turko-sirian


Skenë nga një prej incidenteve të mëparshme në kufirin Turqi - Siri, 11 Shkurt 2013
Skenë nga një prej incidenteve të mëparshme në kufirin Turqi - Siri, 11 Shkurt 2013
Një person është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në kufirin turk me Sirinë.

Ushtria turke ka njoftuar se ushtarët e saj i janë përgjigjur sulmit me armë zjarri kundër një grupi prej tetë civilëve që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin mbrëmjen e së hënës.

Ushtria turke njofton se e ka vrarë një nga pjestarët e këtij grupi.

Sulmi është i fundit në serinë e incidenteve në kufirin Turqi-Siri që ka shtuar shqetësimin për një përhapje të konfliktit sirian në Turqi.

Turqia ka strehuar 500 mijë refugjatë sirian si dhe luftetarët rebelë që luftojnë kundër regjimit të presidentit, Bashar al Assad.

Në incidentet e mëparshme, ushtria turke i është përgjigjur sulmeve me armë që vinin nga Siria dhe sulmeve të kontrabanduesve sirian apo personave të tjerë që kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Ushtria turke nuk e ka bërë të ditur kombësinë e tetë civilëve që janë përfshirë në incidentin e së hënës.
XS
SM
MD
LG