Ndërlidhjet

Daviet: Qytetarët të mos bien pre e trafikantëve


Ambasadorja e Francës, Maryse Daviet në konferencë të përbashkët me gazetarë me Ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, 23 korrik 2013

Ambasadorja e Francës, Maryse Daviet në konferencë të përbashkët me gazetarë me Ministren për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, 23 korrik 2013

Ministrja e Integrimi Evropain, Vlora Çitaku dhe Ambasadorja Franceze në Kosovë Maryse Daviet, kanë demantuar sot njoftimet në disa media lokale se “Franca jep azil për kosovarët”. Ministrja Çitaku ka theksuar se vetëm gjatë këtij viti më shumë se dy mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në Francë dhe se është raportuar që Franca u ofron azil dhe leje qëndrimi shtetasve të Kosovës..

“Kjo nuk është e vërtetë. Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Francës kanë të nënshkruar marrëveshjen për Ripranim dhe Riintegrim, dhe mbi 98 përqind të kërkesave për azil në Republikën e Francës janë refuzuar. Pra, nuk bëhet fjalë për përgjigje positive për azilkërkuesit nga Kosova”

“Çdo muaj në Kosovës riatdhesohen rreth gjashtëdhjetë përsona nga Franca, dhe duhet thënë se procesi i riatdhesimit dhe riintegrimit është duke shkuar shumë mire”, ka thënë ministrja Çitaku.

Ndërkaq, ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës “që të mos bien pre e premtimeve të rreme të trafikantëve se do tu gjejnë punë”. Ajo ka theksuar se qytetarët kosovarë, në Francë janë bërë nacionaliteti i dytë për nga numri i kërkesave për azil.

“Shumica e tyre kanë hyrë në mënyrë ilegale në Francë. Shumica nga këta kërkues ose 98 për qind të tyre janë refuzuar, të tjerëve do të ju refuzohet azili për të qëndruar në Francë. Me këtë shtim të numrit të azilkërkuesve është krijuar një situatë kaotike dhe e papranueshme”, ka thënë ambasadorja Daviet.

Që nga viti 2009 Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor konsiderohen si vende të sigurta, prandaj edhe kërkesat për azil në shtetet e zonës “shengen“ refuzohen për të gjithë.
XS
SM
MD
LG