Ndërlidhjet

Thaçi e uron familjen mbretërore britanike


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Listës së gjatë të zyrtarëve të shteteve të ndryshme të botës që po urojnë familjen mbretërore të Britanisë për lindjen e princit të ri i është bashkuar edhe qeveria e Kosovës.

“Ju lutem pranoni urimet më të mira në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, me rastin e lindjes së djalit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit”, shkruan në telegramin e urimit të shefit të qeverisë kosovare, Hashim Thaçi.

Duke kujtuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve, kryeministri kosovar ka thënë se “institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës vlerësojnë lartë dhe ju jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në momentet më vendimtare”.
XS
SM
MD
LG