Ndërlidhjet

Londër: Kate dhe William me djalin e tyre u larguan nga spitali


Në pyrgun e Telekomit britanik në Londër është paraqitur mbishkrimi "është djalë"
Në pyrgun e Telekomit britanik në Londër është paraqitur mbishkrimi "është djalë"
Princi britanik, William, bashkëshortja e tij Kate, dhe djali i tyre i posalindur, janë larguar mbrëmë nga spitali.

Foshnja, që është fëmiu i parë i këtij çifti, është trashëgimtari i tretë në linjën për fronin britanik.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më herët e treguan foshnjën e tyre para masës dhe gazetarëve, që ishin tubuar para një spitali në Londër, ku foshnja lindi ditën e Hënë.

Kate dhe William thanë se ende nuk kanë vendosur për emër.

Me rastin e lindjes së djalit në familjen mbretërore në Britani, ka pasur të shtëna nderi me topa në Londër dhe kanë rënë këmbanat në Westminster Abbey.

Festime janë organizuar edhe në vendet e tjera të Komonuelthit.

Monarku britanik është shef i shtetit në Britani dhe në 15 vende të tjera të Komonuelthit, përfshirë Australinë, Kanadanë, Jamajkën dhe Zelandën e Re.
XS
SM
MD
LG