Ndërlidhjet

Meksikë: 22 të vrarë në përleshjet e policisë me banda


Pamje nga kryeqyteti Meksiko Siti
Pamje nga kryeqyteti Meksiko Siti
Autoritetet e Meksikës thonë se 22 vetë janë vrarë nga përleshjet e policisë dhe bandave të armatosura, në gjashtë qytete në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.

Ministria e brendshme ka njoftuar se në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy policë federalë dhe “20 kriminelë të supozuar”.

Hapësirat në shtetin Kochoacan janë nën kontrollin e grupeve të dhunshme, të cilat përleshen me njëra-tjetrën dhe poashtu me forcat policore qeveritare.

Në muajin Maj, presidenti Enrique Pena Nieto, e ka dërguar ushtrinë për t’i mbikqyrë operacionet e sigurisë në këtë territor, që është njëri nga më të dhunshmit në Meksikë.

Vlerësohet se më se 70 mijë njerëz janë vrarë në lufëtn e bandave të drogës në Meksikë, gjatë shtatë viteve të kaluara.
XS
SM
MD
LG