Ndërlidhjet

Bullgari: Protestuesit në parlament përleshen me policinë


Pamje nga protestat e mbrëmshme në Sofje të Bullgarisë
Pamje nga protestat e mbrëmshme në Sofje të Bullgarisë
Raportohet se nga përleshjet e policisë dhe qindra protestuesve, që e kishin bllokuar hyrjen në Parlamentin e Bullgarisë, duke mos lejuar daljen e deputetëve, ka të lënduar.

Protestuesit brohoritnin “Dorëheqje” dhe “Mafia”. Ata e kishin bllokuar autobusin me deputetë që largoheshin nga ndërtesa.

Së paku 7 protestues dhe dy policë janë plagosur.

Protesta e mbrëmshme ishte dita e 40 e njëpasnjëshme e protestave anti-qeveri në këtë shtet, që vlerësohet se është më i varfëri në Bashkimin Evropian.

Mijëra njerëz, gjatë protestave të çdoditshme në kryeqytetin Sofje, po kërkojnë që qeveria e re e udhëhequr nga socialistët të paraqes dorëheqje.

Në mesin e çështjeve që ata i theksojnë janë nominimi i një magnati të mediave për shef të sigurisë, duke thënë se kjo tregon për shkallë të lartë të korrupsionit në institucionet e shtetit.

Më vonë nominimi ishte tërhequr, por protestuesit kanë vazhduar të kërkojnë reforma të shpejta për ta çrrënjosur korrupsionin dhe për ta luftuar varfërinë.
XS
SM
MD
LG