Ndërlidhjet

SHBA: Power mbështetet për ambasadore në OKB


Samantha Power
Samantha Power
Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur propozimin, që Samantha Power, të jetë ambasadore e re amerikane në Kombet e Bashkuara.

Votimi 16:2 në favor të saj e hapë rrugën për nominim në Senatin e plotë me 100 anëtarë.

Rapportohet se ajo do ta ketë lehtë për ta fituar konfirmimin.

Megjithatë, ajo është ballafaquar me pyetje për komentet e saj derisa ishte gazetare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, që ishin parë si kritike për Shtetet e Bshkuara dhe aleatin e saj Izraelin.

Nominimi i saj është kundërshtuar nga qeveria e Venezuelës, e cila tha se Power këtë qeveri e ka cilësuar si “represive”.

Venezuela tha se i ka përfunduar përpjekjet për përmirësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara për shkak të nominimit të saj.

Samantha Power e ka fituar çmimin Pulitzer për librin e saj për dështimin e Shteteve të Bashkuara për ta parandaluar gjenocidin në gjithë botën.
XS
SM
MD
LG