Ndërlidhjet

Rusi: Gjykata nuk e liron anëtaren e grupit “Pussy Riot”


Maria Alyokhina me anë të vido-lidhjes sot ka komunikuar me gjyqtarët në Perm

Maria Alyokhina me anë të vido-lidhjes sot ka komunikuar me gjyqtarët në Perm

Një gjykatë në Perm të Rusisë, e ka refuzuar kërkesën e anëtares së grupit “Pussy Riot”, Maria Alyokhina, për falje.

Ajo ka kërkuar falje sot nëpërmjet video-lidhjes.

Raportet nuk e përmendin arsyen e refuzimit të kërkesës për lirim.

Alyokhina është njëra nga tri anëtaret e grupit muzikor feminist “Pussy Riot”, që ishin burgosur në Shkurt të vitit 2012, pasi e kishin penguar një shërbim fetar në një kishë të Moskës dhe për filmimin e vetëvetes duke kënduar lutje kundër presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin.

Maria Alyokhina edhe në muajin Maj ka kërkuar falje, por nuk ka pasur sukses.

Njëra prej tri anëtareve të dënuara të grupit, Yekaterina Samutsevich, është liruar me kusht.

Anëtarja tjetër, Nadezhda Tolokonnikova, ende është në burg.

Qeveritë e shteteve perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeritu e kanë dënuar dënimin me dy vjet burg të këngëtareve Alyokhina dhe Tolokonnikova, duke e cilësuar si të tepruar.
XS
SM
MD
LG