Ndërlidhjet

Egjipt: Vazhdon dhuna në gjithë vendin


Policia qëndron në gjendje gatishmëria pas një shpërthimi të bombës në Mansoura

Policia qëndron në gjendje gatishmëria pas një shpërthimi të bombës në Mansoura

Në Egjipt ka vazhduar dhuna, ndërsa në Kajro raportohet për vrasjen e dy mbështetësve të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi. Poashtu, ka pasur edhe persona të lënduar në kryeqytetin Kajro.

Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi, në faqen e saj në Internet, ka raportuar se policët në rroba civile kanë hapur zjarr kundër mbështetësve të Morsit gjatë një marshimi sot herët në mëngjes.

Megjithatë, nga autoritetet shëndetësore të Egjiptit nuk ka konfirmim të viktimave eventuale.

Në një incident të ndarë, së paku 17 vetë janë plagosur, nga eksplodimi i një bombe afër stacionit të policisë në provincën Mansaoura, në veri të Kajros.

Egjipti është përfshirë nga dhuna, e cila ndonjëherë është vdekjeprurëse, prej se Morsi është përmbysur nga ushtria më 3 Korrik, pas protestave masive kundër qeverisjes së tij.

Vëllazëria Msylimane ka shprehur përkushtim për t’i vazhduar protestat derisa Morsi të kthehet në postin e tij.
XS
SM
MD
LG